Administratori i OST, Z.Skerdi Drenova dhe ekipi drejtues i OST sh.a pritën në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Operatorit të Sistemit të Transmetimit Kosovë (KOSTT) Z.Ilir M. Shala dhe ekipin e tij.
Në këtë takim u fol për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy kompanive, shkëmbimin e përvojave të ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit, si dhe integrimin e një tregu të përbashkët energjitik.
Krahaj kësaj, OST shprehu gadishmërinë maksimale për të mbështetur KOSTT, për t’u bërë pjesë e Evropës Kontinentale si zonë e pavarur kontrolli.