Skip to content

Nënshkruhet Marrëveshja e Financimit për Digjitalizimin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë.


Në datë 11 tetor 2021, në zyrat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit u nënshkrua marrëveshja midis OST dhe Republikës Federale Gjermane për financimin e projektit “Digjitalizimi i Sistemit të Transmetimit të Energjisë”.

Një grant prej 855 mijë euro, i akorduar nëpërmjet bankës gjermane për zhvillim KfW.

Ky projekt i rëndësishëm përfshin modernizimin dhe digjitalizimin e sistemit SCADA/EMS si dhe nënstacioneve.