Skip to content

Projekti “Programi i Efiçencës së Energjisë të Sektorit të Transmetimit” – ndërtimi i linjës së transmetimit me dy qarqe 220 kV Tiranë – Rrashbull dhe Unaza 110 kV e Tiranës.

 

Ky projekt do të bëjë të mundur rritjen e besueshmërisë së funksionimit të rrjetit 220 kV të rajonit të Durrësit dhe të Jugut të Shqipërisë. Gjithashtu do të përmirësojnë kushtet aktuale të furnizimit me energji elektrike të qytetit të Tiranës.
Projekti është financuar nga një kredi prej 40,000,000.00 Euro e akorduar nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet Bankës KfW.
Implementimi do te mbulohet nga konsulenca Gjermane Fichtner.
Zbatimi i projektit do të bëhet në 2 Lote: Nënstacionet dhe Linjat.
Projekti eshte ne implementim.

2. Projekti “Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Maqedoni”.
Ky projekt do shtoje nje linje te re interkoneksioni dhe do permirsoje furizimin me energji.
Financimi do të sigurohet nga Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar i Zhvillimit me nje vlere prej 70 million EUR.
Implementimi do te mbulohet nga konsulenca Gjermane Fichtner.
Zbatimi i projektit, do të bëhet i mundur në 2 Lote: Linjat/OHL dhe Nënstacionet.
Projekti është në fazën përfundimtare të tenderimit për të dy lotet.

3. Projekti “Plani mbi investimin dhe zhvillimin e rrjetit të transmetimit”
Ky projekt synon që të realizojë përgatitjen e një Master Plani Zhvillimi të Sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri.
Projekti është financuar nga një Grant prej 760.000,00 Euro i akorduar nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet Bankes KfW.
Projekti është në fazat përfundimtare të implementimit.

4. Projekti i “Rimëkëmbjes së Energjisë” Komponenti i tretë.

Ky projekt financohet nga IBRD dhe OST sh.a. ku në marrëveshjen e huasë midis Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financës, dhe IBRD është vendosur që OST sh.a. do të paguajë nga buxheti i vet 20% të vlerës për projektin e “Rimëkëmbjes se Energjisë” Komponenti i tretë. IBRD ka financuar rreth 14,950,000 EURO ndersa OST sh.a. financon rreth 2,990,000 Euro. Nën këtë komponent po zbatohen dy projekte:

4.1 “Supply and Installation of Transmission Meter / Data Center”

Ky projekt është mjaft i rëndësishëm për Sistemin Elektroenergjitik Shqiptar, i cili konsiston në instalimin e matësave inteligjent duke përmirësuar në mënyrë të ndjeshme sistemin e matjes. Ky sistem matje rrit sigurinë, cilësinë si dhe transparencën e shërbimit kundrejt konsumatorëve dhe prodhuesve të pavarur të energjisë elektrike.
Ky projekt përfshin ngritjen e një Data Center që do të grumbullojë të dhënat e marra nga matësit e energjisë.
Kontrata për këtë projekt është bërë efektive në datën 20.09.2017. Afati i përfundimit të kësaj kontrate është 32 muaj.

“Design, Supply and Installation of Extension of existing OST SCADA/EMS to 110 kV Substations”

Ky projekt është mjaft i rëndësishëm për Sistemin Elektroenergjetik Shqiptar dhe veçanërisht për Operatorin e Sistemit të Transmetimit i cili konsiston në instalimin e sistemit monitorues SCADA/EMS në nënstacionet 110 kV i cili bën të mundur kontrollin dhe marrjen e të dhënave prej tyre në kohë reale. Në këtë fazë ky projekt do të realizohet në 12 nënstacione 110 kV.
Kontrata për këtë projekt është bërë efektive në datën 31.12.2019. Afati i përfundimit të kësaj kontrate është 12 muaj.