Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX sh.a. nënshkroi marrëveshjen për implementimin e Platformës së Tregtimit dhe Shërbimeve për Tregun e Ditës në Avancë dhe atë Brenda të Njëjtës Ditë, e nevojshme për operimin e Tregut te Organizuar në Shqipëri dhe Kosovë.
Për këtë qëllim dhe për integrimin e mëtejshëm me tregun e bashkuar Evropian të energjisë elektrike, në nivel rajonal dhe atë Evropian, ALPEX do të vazhdojë të punojë fort drejt implementimit të Modelit te Synuar Evropian për Tregun e organizuar të energjisë elektrike dhe caktimin si Operator i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO).