Skip to content

Nënshkruhet Marrëveshja e bashkëpunimit midis OST dhe Universitetit të Tiranës.

Administratori i OST z. Skerdi Drenova dhe Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, nënshkruan në ambjentet e Rektoratit, marrëveshjen e bashkëpunimit për zhvillimin e veprimtarive të formimit profesional të studentëve të Universitetit të Tiranës.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, OST ofron mbështetje dhe mundësi për realizimin e praktikave profesionale edhe për studentët e UT, duke iu dhënë përparësi studentëve ekselentë, mbështetjen në realizimin e punimeve kërkimore, studimore dhe shkencore të tyre, realizimin e projekteve mësimore si dhe pjesëmarrjen në trajnime dhe leksione të hapura me synim përgatitjen cilësore dhe profesionale të studentëve.