Skip to content

Njoftim për konsumatorët Elbasan

Për remont të planifikuar të Traktit 35kV në nënstacionin Elbasan 220kV,  të linjës Elbasan 220kV – Metalurgji 4, në datën 20 Korrik 2022 nga ora 09:00 deri në orën 13:00

OST sh.a. njofton se në datën 20 Korrik 2022 nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do të stakohet trakti 35kV në nënstacionin Elbasan 220kV, të linjës 35kV Elbasan 220kV – Metalurgji 4 (Tulla). Si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike nënstacionet, stacionet Elbasan 4 (Tulla), Elbasan 5 (Vidhas) si edhe disa zona:

Komuna Bradashesh; fshatrat Pajengë, Gracen, Petresh, Jetesh, Tërbac, Shëmhill, Bradashesh, Balldre, Privat Besa, Argjila 1, Argjila 2, Uzina e Karbonit, Europa shpk, Bizneset Asfalto Beton 4, Pompa Objekt, Pllashat, Viktoria invest, Zona e Kombinatit Metalurgjik (Fabrika e Tullës), Pusi 1, Unaza1 , Privat Gëzim Haxha, Vidhas (Uzina 2); fshati Vidhas.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !