Lidhur me kërkesën e ardhur për punimet për lidhjen e Traktit 110kV të Linjës L110 Cërrik – Kajan, në N/stacionin Cërrik me qëllim energjizim të linjës L110 Cërrik – Kajan, në datën 09 Dhjetor nga ora 02:00 deri në orën 05:00
- OST sh.a. njofton se në datën 09 Dhjetor nga ora 02:00 deri në orën 05:00 do të stakohen zbarrat 110kV seksioni i parë në nënstacion Cërrik. Si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike Hec-i Banjë, Fidrat 6kV të nënstacionit Cërrik si edhe disa zona:
Lagjet Nr: 1, 2, 3, Cërrik, lagjet Kamame dhe SMT, ish Komuna Gostime, fshati Malasen.
- OST sh.a. njofton se në datën 09 Dhjetor nga ora 02:00 deri në orën 08:00 do të stakohet trakti 110kV në nënstacion Cërrik. Si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike nënstacionet Belsh dhe Përparim, si edhe disa zona:
Belsh, lagjet : Tafan, Pep, Shtith, Dervish, Seferan, Trojas, Shkëndi, Qafë Shkallë, Përroi i Zi, Komuna Rrasë: Fshatrat: Rrasë e Sipërme, Rrasë e Poshtme, Shegas, Pajalli, Shoshkë, Hysë, Pokgjen, Abaz, Shkozë, Stanaj, Çepë, Merhoja. Ish Komuna Përparim, Bicaj, Garunjë, Lisnajë. Ish Komuna Pajovë, Bishqem, Cacabej, Çengelaj, Gryksh, Haznjok, Haspiraj, Lazarej, Paulesh, Lolaj, Vidhas-Halgjer. Ish Komuna Gjocaj, Bardhas, Kurtaj, Hasmanshaj, Rrumbullak, Çelhakaj. Ish Komuna Shezë Algjinaj, Pekisht, Karthnekë, Vashaj. Qyteti Peqin, Burgu Peqin, Bashkia, Telekomi, Spitali, Çapanaj, Palaj, Grumbullimi.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !