E nisim javën me një lajm të mire!
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Malit të Zi, CGES, për realizimin e përbashkët të planifikimit dhe zhvillimit të dy projekteve të rëndësishme të linjave të interkoneksionit mes dy vendeve.
Projekti i rehabilitimit të linjës së interkoneksionit ekzistuese 220 kV Vau Dejës – Koplik – Podgoricë me gjatësi totale rreth 160 km, projekt i cili konsiston në rindërtimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kësaj linje me qëllim rritjen e kapacitetit transmetues të saj.
Projekti i linjës së re të interkoneksionit 110 kV Ulqin-Velipojë, me gjatësi totale rreth 16 km.
Nëpërmjet këtyre investimeve krijohet një korridor shtesë për transmetimin e energjisë elektrike mes dy vendeve dhe rritet ndjeshëm siguria dhe cilësia e furnizimit me energji e rajonit të Veriut duke shfrytëzuar plotësisht edhe potencialin turistik të zones.