Projekti ka përfunduar në muajin Dhjetor të vitit 2022.
Investim I OST në vlerën 6,220,900 Euro në të cilin përfshihen ndërtimi i trakteve të reja 110 kV në Nënstacionet e Kuçovës dhe të Cërrikut dhe ndërtimi i linjës 110 kV me një qark Cërrik – Kajan – Kuçovë – Jagodinë.
Ky projekt do të bëjë të mundur rritjen e sigurisë së rrjetit të transmetimit dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike në zonën e Fierit, Kuçovës, Beratit dhe Elbasanit.