Njoftim për konsumatorët Bulqizë
Për stakimin e TR3 të Fuqisë 110/35kV 40MVA në Nënstacionin Bulqizë, si masë sigurie për ndërtimin e linjës së re me dy qarqe 110 kV Burrel – Bulqizë dhe rehabilitimi i Nënstacioneve 110kV, Burrel dhe Bulqizë në datat 15 – 16/08/2023.
- OST sh.a. njofton se në datat 15-16/08/2023 nga ora 08:00’ deri në orën 17:00’ do të stakohet dhe tokëzohet TR3 i fuqisë 110/35kV 40MVA në Bulqizë. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe Nënstacioni Krastë, Batër, Bas-Alb HEC-et: Koka, Martanesh, Lena, Peshk, Ballenj, Koxheri, Stravec, Plepi, Denisi dhe disa zona në rrethin Bulqizë :Krastë, Thekna, Mëlsu, Lugu i Thellë, Gjon, Peshk, Lenë, Qarre, Staveç, Miniera Karap Lika, Fabrika e Pasurimit Batër.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !