Njoftim për konsumatorët Dibër
Për stakim si masë sigurie të Linjës 10kV të Fidrit Zenisht të Nënstacionit Suç, për punimet në shtrimin e përcjellësit në Linjën 220kV Shumat – Burrel, në datat 04– 06/09/2023.
OST sh.a. njofton se në datat 04 – 06/09/2023 nga ora 08:00’ deri në orën 17:00’ do të stakohet dhe tokëzohet linja 10kV e Fidrit Zenisht të Nënstacionit Suç. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe disa zona në rrethin Dibër:
Lis, Gjalish, Vinjoll, Mallunxë, Shoshaj, Komija e Tullave, Kukaj, Suç.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !