Njoftim për konsumatorët Fier
Ju njoftojmë se, në datat 11-13/06/2024 nga ora 06:00 deri në orën 14:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30 – 51 Jagodine – Libofshë. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike 5’, kohë e domosdoshme për hapjen e thikës në Libofshë, N/stacionet Libofshë, Ardenice. Pa energji gjatë kësaj kohe mbeten subjekti Fabrika miellit “Mulliri Artë” (Agur Abdurrahmani), Fabrika Tullave, Qendra Tregetare “Ralbon” sh.p.k (VIVA). Gjithashtu pa energji elektrike 5’ do të mbeten disa zona në rrethin Fier:
Libofshë, Agim, Kolonjë, Ardenicë, Vajkan.
Gjithashtu Ju njoftojmë se në datat, 11-13/06/2024 nga ora 06:00’ deri në orën 14:00’, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 6kV,e Fidrit Kallmi të Nënstacionit Jagodinë. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe disa zona në rrethin Fier:
Lagjet: Kallmi,Verri, Vajkan, Imshte.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!