Skip to content

Njoftim për konsumatorët Kolonjë

Njoftim për konsumatorët Kolonjë

Ju njoftojmë se, në datat 11 – 12/ 07/ 2024  nga ora 09:00 deri në orën 15:30, do të stakohen dhe tokëzohen Linjat; 110 kV 110-32 Korçë – Ersekë, 110 kV 110 – 55/a Ersekë – Hec Langaricë.  Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionet; Ersekë, Mollas, Leskovik dhe Hec-et; Treska 1, 2, 3, Qarr, Qafë Zezë, Radovë si edhe në disa zona të rrethit Kolonjë :

Mollas, Qendër, Novoselë, Barmash, Antenat Ersekë, N/prefektura, Bashkia Ersekë, Gjimnazi, Policia, Spitali, Poliklinika, Leskovik, Rezervat e Peshkut, Radovë, Tink Valley Farm, Antenat Telekom Ersekë, Ujësjellësi Ersekë, Fshatrat; Çlirim, Vithkuq.

Si kohë e domosdoshme për hapjen dhe mbylljen e thikës së kësaj Linje për kryerje manovrimesh, do të mbetet pa tension dy herë nga 5 minuta Hec-i Langaricë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !