Njoftim për konsumatorët Tiranë
Ju njoftojmë se, në datën 28/ 08/ 2024 nga ora 00:00 deri në orën 05:00, do të stakohet dhe tokëzohet AT1,2 në Nënstacionin Sharrë 220 kV, për këtë arsye Nënstacioni Tec Kombinat do të furnizohet nga Linja 30-36 Mëzez, ndërsa Nënstacioni Ndroq do të furnizohet nga Linja 30-3/1b Shijak dhe Nënstacioni Mëzez do të furnizohet nga Linja 30-40/1. Si kohë e domosdoshme për kalimin e skemës së furnizimit e kthimin me mbylljen dhe hapjen e thikës së seksionimit të zbarrave 35 kV. nga ora 00:00 deri në orën 00:05 dhe nga ora 05:00 deri në orën 05:05, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dy herë nga 5 minuta Nënstacioni Mëzez si edhe disa zona në rrethin Tiranë :
Bonifikimi, Paskuqan, Tulla, Interlines, Autostrada, Drejtoria e Karburanteve, EuroDrin, Kaso, Skënderi, Serat Babe Rexha, Yzberisht, Rruga e Qelqit, Zona e Fushës Misto Mame, Zona pranë Kmy (pjesërisht), 3 Heronjtë, Algrec, Zona e Kasharit (pjesërisht), Yrshek, Domje, Fushë Mëzez, Ish Rruga Ura, Zona pranë Bregut të Lumit, Laknas.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !