Njoftim për konsumatorët Fier
Ju njoftojmë se, në datën 09/ 12/ 2024 nga ora 07:00 deri në orën 12:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja e Fiderave; 5,8 në Nënstacionin Plasmas. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Fier :
Kolonjë, Saver, Bishqethëm, Gorre, Lumth, Kamçishtë, Rrapëz, Pirre, Krutje, Lifaj, Arrëz, Ngurrëz, Zhym, Kadiaj.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datën 09/ 12/ 2024 nga ora 07:00 deri në orën 08:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja TU Kabina 1 e Fidrit 9 në Nënstacionin Plasmas. Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonën pranë Nënstacionit Plasmas të rrethit Fier.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !