Njoftim për konsumatorët Shkodër
9-10 dhe 11-12 dhjetor
Ju njoftojmë se, në datat 9-10 dhjetor 2025 nga ora 07:30 deri në orën 16:30, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35 kV 30-50 Shkodra 2 – Velipojë. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionet; Dajç, Trush, Velipojë (pjesërisht), Ças, Zues, në Hidrovoret; Vilu, Impianti i Ujërave të Zeza dhe në disa zona të rrethit Shkodër :
Zues, Oblikë, Muriqan, Hidrovor, Trush, Samrisht, Dajç, Belaj, Pentar, Shirq, Mushan, Gramsh, Sukaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Mbi Sukë, Rrjoll, Pallatet tek Sait Fishta, Fshati Sektor Velipojë, Plazh Velipojë.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datat 11-12 dhjetor 2025 nga ora 07:30 deri në orën 16:30, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 6 kV e Fiderit Stacioni i Pompave në Nënstacionin Ças. Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Shkodër :
Reç i Ri, Reç i Vjetër.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
