Skip to content

Tregu Shqiptar i Balancimit – Dry Run

Tregu Shqiptar i Balancimit – Dry Run

Procesi Dry Run

Procesi i “Dry Run” ka si objektiv simulimet e tregut që janë të rëndësishme për implementimin e TSHB, ku do të përfshihen simulime si në kushte reale por pa efekte financiare.

Objektivat e kësaj faze janë si më poshtë:

  1.  Pritshmëritë paraprake të operimit te tregut, të çmimeve të pritshme, etj…
  2.  Verifikimi i ngjashmërisë (konsistencës) së proceseve TSHB;
  3.  Verifikimi i përputhshmërisë midis proceseve TSHB dhe jo-TSHB;
  4.  Konfirmimi i mirëfunksionimit operacional të platformes elektronike me anë të së cilës do të bëhet operimi i tregut;
  5.  Trajnimi i pjesëmarrësve të tregut.

Në terma të përgjithshme kjo fazë do t’i mundësojë OST-së dhe palëve të interesit per te qënë sa më afër ose të familjarizohen me proceset e pritshme të tregut TSHB.

Informacion më të detajuar lidhur me këtë proces mund të gjeni në Manualin Udhëzues Për Hapat në Dry Run.

Rregullat e Tregut Shqiptar të Balancimit

Këto Rregulla hyjnë në fuqi të plotë pas përfundimit të fazës Dry Run.

Rregjistrimi në Treg

Palë Përgjegjëse Balancuese

Referuar Vendimit të ERE nr. 106, datë 2.7.2020 “Mbi miratimin e Rregullave të Tregut Shqiptar të Balancimit të Energjisë elektrike”, i cili parashikon implementimin e këtyre Rregullave në dy faza, ka nisur implementimi i fazes së dytë të referuar në këtë vendim.

Të gjithë pjesëmarrësit e tregut që kanë statusin e Palës Përgjegjëse Balancuese (PPB) duhet të regjistrohen në fazën Dry Run si detyrim për pjesëmarrjen në testimet në vijim gjatë fazës Dry Run.

Për t’u regjistruar si PPB duhet të plotësoni formularët e mëposhtëm dhe t’i dërgoni të skanuar në adresën e e-mail-it: dryruntshb@ost.al.

Për çdo pyetje që mund të keni për procesin e regjistrimit mund të na drejtoheni në adresën e e-mail-it: dryruntshb@ost.al.

Formularët për aplikim:

Lista e Pjesemarresve

Referuar Vendimit të ERE nr. 106, datë 2.7.2020 “Mbi miratimin e Rregullave të Tregut Shqiptar të Balancimit të Energjisë elektrike”, i cili parashikon implementimin e këtyre Rregullave në dy faza, ka nisur implementimi i fazes së dytë të referuar në këtë vendim.

Të gjithë pjesëmarrësit e tregut mund të aplikojnë për të qenë Ofrues të Shërbimit të Balancimit (OSHB), por fillimisht duhet të kalohet Procedura e Parakualifikimit. Për këtë fillimisht duhet të dërgoni një kërkesë në dryruntshb@ost.al  ku shprehni interesin tuaj për të aplikuar si OSHB dhe më pas ti nënshtroheni Procesit të Parakualifikimit.

Pas kalimit me sukses të Procesit të Parakualifikimit mund të aplikoni për Regjistrim si OSHB në Tregun Shqiptar të Balancimit. Për t’u regjistruar si OSHB duhet të plotësoni formularët e mëposhtëm dhe t’i dërgoni të skanuar në adresën e e-mail-it: dryruntshb@ost.al.

Për çdo pyetje që mund të keni për procesin e parakualifikimit ose regjistrimit mund të na drejtoheni në adresën e e-mail-it: dryruntshb@ost.al.

Formularët për aplikim në Tregun Shqiptar të Balancimit:

Lista e Pjesemarresve

Regjistri i PPB-ve

Regjistri i OSHB-ve