Aprovohet marrëveshja për njohjen e Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” në operimin si zonë e pavarur kontrolli.
Sot, datë 20 Prill 2020, Operatorët e Transmetimit të Evropës Kontinentale kanë shprehur vullnetin e tyre për nënshkrimin e Marrëveshjes së Lidhjes midis KOSTT dhe ENTSO-E.
Aprovimi në parim dhe më pas nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje shënon një hap të rëndësishëm për KOSTT në rrugëtimin e tij për shfrytëzimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosoves njësoj si të gjitha vendet e tjera të Evropes në zbatim të standarteve Evropiane për Operimin e Sistemit.
Nëpërmjet njohjes së KOSTT dhe operimit si zonë kontrolli e pavarur brenda bllokut rregullues me OST do të jetë e mundur:
· Hyrja në fuqi e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet OST dhe KOSTT duke rritur sigurinë e operimit të sistemit elektronergjetik dhe optimizimin e burimeve të përbashkëta;
· Vënia në operim të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë, aset i përfunduar që në vitin 2016.
· Rritja e shkëmbimeve tregetare dhe krijimi i lehtësirave për tregëtarët e energjisë elektrike për të kryer transaksione në kufirin Shqipëri- Kosovë.
· Nxitja e inciativave rajonale për bashkimin e tregjeve të energjisë, të cilat parashikohet të sjellin dhe një ulje të cmimeve të energjisë për konsumatorët;
· Nxitjen e iniciativave rajonale të optimizimit të përdorimit të energjisë balancuese, në kuadër të Kodit Evropian të balancimit;
· Uljen e humbjeve teknike në sistemet e transmetimit respektive;
· Shtimin e kapaciteteve transmetuese të OST ku nëpërmjet investimit të ri të planifikuar të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni, OST do të jetë e ndërlidhur me të gjithë Operatoret e Transmetimit të vendeve fqinje nëpërmjet rrjetit 400kV, i cili ofron një besueshmëri të lartë në operimin e sistemit elektronergjetik.