Rregulla dhe Vendime
Rregullat e Përkohshme për Mekanizmin Balancues të Energjisë Elektrike (Rregullat për Mekanizmin Balancues) rregullojnë tregun balancues përfshirë përgjegjësinë për balancim të pjesëmarrësve të tregut të energjisë elektrike, të drejtat dhe përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve balancuese, mekanizmin për përcaktimin e çmimit për shërbimet balancuese të shfrytëzuara nga Operatori i Sistemit Transmetues, mekanizmin për përcaktimin e çmimeve të disbalancave, kompensimin financiar të disbalancave të palëve përgjegjëse për balancim dhe çështje të tjera që lidhen me operimin e tregut sipas kërkesave që dalin nga Ligji nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” në fuqi dhe korniza ligjore e Komunitetit të Energjisë.
Qëllimi është të sigurojë një mekanizëm balancues efikas dhe jo-diskriminues, i cili do të nxisë pjesëmarrësit e tregut që janë palë përgjegjëse për balancim për të mbajtur balancën e sistemit si dhe për të ofruar shërbime balancuese.