Organet drejtuese të shoqërisë
Organet drejtuese të shoqërisë
Këshilli Mbikqyrës
Organet drejtuese të OST sh.a. janë:
1. Këshilli Mbikqyrës
2. Administratori
Këshilli mbikqyrës përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë të cilët emërohen nga Asambleja e Përgjithshme.
Kryetar:
- Znj. Vasilika Vjero
Anëtarët:
- Znj. Viola Haxhiademi
- Znj. Lira Pipa
- Z. Endrit Yzeiraj
- Z. Antonio Bushati
Kompetencat e Këshillit Mbikqyrës:
Këshilli Mbikqyrës emëron Administratorin e shoqërisë.
Këshilli mbikqyrës në cilësinë e organit mbikqyrës, kqyr vënien në zbatim të Politikave tregtare të shoqërisë dhe përputhjen e tyre me ligjin dhe statutin. Ai ka në kompetencë:
- të kontrollojë e të mbikqyrë zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë nga administratori;
- të përgatisë, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme, marrjen e masave, që janë në kompetencë të kësaj të fundit, t’i rekomandojë asaj vendime të nevojshme për tu marrë, si dhe të zbatojë vendimet e asamblesë;
- të thërrasë mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, sa herë vlerësohet e nevojshme për interesat e shoqërisë;
- të kujdeset që shoqëria të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit;
- të shqyrtojë e të kontrollojë librat kontabël, dokumentet dhe aktivet e shoqërisë;
- të sigurojë se pasqyrat financiare vjetore, raportet e ecurisë së veprimtarisë, si dhe detyrimet e tjera të raportimit e publikimit, të detyrueshme në bazë të ligjit apo statutit, të kryhen me saktësi nga Administratori.
- Këto dokumente duhet të miratohen e të nënshkruhen nga të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës për t’iu paraqitur Asamblesë së Përgjithshme, së bashku me një raport të Këshillit Mbikqyrës për miratim dhe një përshkrim për mbikëqyrjen e menaxhimit gjatë të gjithë vitit financiar;
- Këto dokumente duhet të miratohen e të nënshkruhen nga të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës për t’iu paraqitur Asamblesë së Përgjithshme, së bashku me një raport të Këshillit Mbikqyrës për miratim dhe një përshkrim për mbikëqyrjen e menaxhimit gjatë të gjithë vitit financiar;
- të sigurojë se auditimi i librave dhe i regjistrimeve kontabël të kryhet të paktën një herë në vit nga një ekspert kontabël i autorizuar, i pavarur dhe raporti i auditimit drejtuar Asamblesë së Përgjithshme, t’iu vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikqyres dhe administratorit. Raporti i Këshillit Mbikqyres, përmendur më sipër, duhet të përmbajë edhe mendimin për raportin e auditimit;
- të miratojë Programin Vjetor dhe ndryshimet e tij, si dhe veprimtarine afatshkurter, afatmesme dhe afatgjate te Shoqerise te paraqitur nga Administratori;
- të aprovojë hapjen e veprimtarive ose e njësive të reja (degë, përfaqësi etj brenda dhe jashtë territorit të Shqiperisë) sipas legjislacionit në fuqi;
- të përcaktojë shpërblimin e Administratorit;
- të miratojë krijimin e shoqërive të reja dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda kufijve të ligjit sipas përcaktimeve të nenit 5 pika 5.1 të këtij Statuti.
Administrator i OST sh.a.
Elisian Bici
Z. Elisian Bici vjen nga një eksperiencë e gjatë në sektorin e energjisë.
Ai është diplomuar me titullin “Inxhinier Elektrik” pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe specializuar për “Teknologji Informacioni”.
Z. Bici më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes si dhe pozicione drejtuese në disa institucione të tjera shtetërore.
Në datë 10.01.2025, me vendimin nr. 2 të Këshillit Mbikqyrës të OST sh.a., Z. Elisian Bici emërohet Administrator i OST sh.a.