Investime me fondet e OST
Investime me fondet e OST
Sistemi i Transmetimit
Në tre vitet e fundit në rrjetin e OST janë investuar gjithsej rreth 15.102 miliard leke (122 milion euro)
Fokusi i këtyre investimeve ka qene kryesisht rritja e sigurise dhe e cilësisë së furnizimit me energji elektrike nëpërmjet rehabilitimit të nënstacioneve kryesisht 110kV me pajisje te amortizuara në kohë dhe në operim kryesisht manual si dhe rikonstruksionin e linjave 110kV dhe 220kV duke synuar rritjen e kapacitetit transmetues të tyre që të jenë të afta të përballojnë jo vetëm ngarkesën aktuale pik por edhe të jenë te gatshme të presin burimet e pritshme të rinovueshme të energjisë në të ardhmen e afërt.
Investimet janë shpërndare në të gjithë territorin e vendit por kryesisht në nënstacionet dhe linjat që kanë patur nevojë për ndërhyrje emergjente për kohën e gjatë të ndërtimit të operimit të tyre dhe në kushte të amortizimit të tyre.
Më konkretisht gjatë kësaj periudhe janë kryer:
1. Rikonstruksione të Nënstacioneve:
- Rehabilitimi i impiantit 110 kV ne Nstacionin Memaliaj
- Rehabilitimi i impiantit 110 kV ne Nstacionin Laç1
- Rikonstruksioni i anës 110 kV në Nënstacionin Kajan
- Rikonstruksioni i Nënstacionit 110 kV Jagodinë
- Rikonstruksioni i Nstacionit 110/35/20/6 Lushnje (Plasmas).
- Rikonstruksioni i impiantit 110 kV të nënstacionit Librazhd (mbetet vendosja e pajisjeve të telekomunikacionit)
- Rehabilitimi i anës 110 kV të Nënstacionit Fushë-Arrëz
- Rehabilitimi i impjantit 110 kV ne Nstacionin Laç 2
- Rehabilitimi i anës 110 kV të Nënstacionit Ibë
- Punimet civile për rikonstruksionin e traktit 110 kV të linjës Fier – Kuçovë
- Punime civile për riparime dhe rikonstruksione në n/st Rrashbull e Zemblak
- Rehabilitimi i anës 110 kV të nënstacionit Prrenjas
2. Investime të përfunduara: rikonstruksione dhe ndërtim linjash të reja:
- Linje e re 110kV me dy qarqe Ulez-Skuraj.
- Rikonstruksioni i Linjës TL 110 kV Lac1 -Lac 2
- Demontimi dhe ndërtimi i linjës së re 110 kV me një qark Skuraj -Laç1
- Ndërtim Linja TL, 110 kV, N/Stacioni Sallmone – Gjiri i Lalëzit dhe shtesë trakti 110 kV në N/Stacionin Sallmone
- Punime për përfundimin e linjes kabllore 110 kV Tirana2-Selitë dhe lidhja me nënstacionin 110/20 kV Kombinat.
Ndërkohë janë në fazë implementimi projektet e mëposhtme:
- Ka filluar ndërtimi i Nstacionit 220/110/35 kV Shumat me fondet e OST në vlerën 144 milion leke impakti i të cilit prek gjithë unazën 110kV të zonës verilindore të vendit në të cilën janë lidhur dhe janë në proces ndërtimi një numër i madh burimesh hidrike. Ky nënstacion do sjellë: rritjen e sigurise nëpërmjet reduktimit të numrit të stakimeve dhe kohës së ndërprerjeve tek HEC-et ekzistues dhe konsumatorët e zonës, reduktimit të humbjeve teknike dhe reduktimit të numrit të stakimeve dhe të energjisë së mosfurnizuar.
- Rikonstruksioni i linjave 110kV Laç 2-Ura e Matit dhe Skuraj-Ura e Matit. e financuar nga fondet e OST me vlerë rreth 233 milone lekë. Projekti parashikon: Demontimin e linjës ekzistuese 110kV Laç 2- Ura e Matit dhe Skuraj –Ura e Matit, ndërtimin e linjës së re 110kV Laç 2- Ura e Matit me dy qarqe me përcjellës ACSR 240/40mm2 rreth 5.6 km të gjatë, ndërtimin e linjës së re 110kV Skuraj-Ura e Matit me një qark me përcjellës ACSR 240/40mm2 rreth 4.5 km të gjatë. Impakti pozitiv i ndërtimit të kësaj linje është rritja e kapacitetit transmetues të flukseve të energjisë nga centralet e Ulzës, Shkopetit dhe HECEve të tjera të zones në drejtim të qendrës së ngarkesës kryesisht në Tiranë.
- Ndërtimi i linjës me dy qarqe 110 kV Fibër-Librazhd dhe traktet e linjave përkatëse në Nënstacionin Fibër e Librazhd e financuar nga fondet e OST me vlere rreth 464 milone leke.
Projekti parashikon ndërtimin e linjës së re 110kV me dy qarqe Fibër-Librazhd rreth 23km të gjatë, me përcjellës ACSR 240/40 mm2 dhe ndërtimin e dy trakteve të linjave në nstacionet Librazhd dhe Fibër. Impakti pozitiv i ndërtimit të kësaj linje është në rritjen e kapacitetit transmetues të flukseve të energjisë nga Hecet e lidhura aktualisht dhe të BRE-E të pritshme në prespektivën e afërt, rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike, përmirësimin e profilit të tensioneve brënda vlerave të lejuara.
Investime të tjera kontrata e të cilave është lidhur në vitet 2020 &2021 dhe në proces zbatimi janë:
- Ndërtimi i linjës së re 110 kV, me një qark Cerrik – Kajan – Kuçovë – Jagodinë dhe rehabilitimi i trakteve dalëse të linjave 110 kV të N/Stacioneve Cerrik dhe Kuçovë
- Spostimi i linjes ajrore 220 kV dopio qark Tirana 2 – Elbasan
- Rikonstruksioni i linjes 110 kV Librazhd-Prrenjas
- Ndërtimi i linjës 110 kV dopjo qark N. Stacioni Elbasan – N. Stacioni Fibër
- Ndërtimi i linjës së re 110 kV dopjo qark Elbasan – Cërrik
- Punime primare, furnizim dhe vendosje Transformator TR 63 MVA, 220/20 kV, në N/Stacionin Tirana 1, punime sekondare për përshtatjen e tij me sistemet ekzistuese
- Ndertimi I linjes se re 110 kV, me nje qark Lushnje – Fier
- Ndërtimi i linjës së re me dy qarqe 110 kV Burrel – Bulqizë dhe rehabilitimi i Nënstacioneve 110 kV, Burrel dhe Bulqizë