Skip to content

Nënshkruhet Marrëveshja Historike për themelimin e Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri (Blloku AK)

 

Pas një pune shumë intensive dhe një bashkëpunimi efikas ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë OST dhe Operatorit të Sistemit,Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), në 26 Nëntor 2019, u nënshkrua Marrëveshja e themelimit të Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri (Blloku AK).

Blloku Rregullues i përbërë prej dy zonave rregulluese OST dhe KOSTT, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektroenergjetike si nga aspekti teknik ashtu dhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dy sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar, me pëlqimin e dy rregullatorëve nacionalë të energjisë ERE (Shqipëri) dhe ZrRE (Kosovë) dhe është në përputhje me kërkesat e reja të Kodit të Rrjetit të ENTSO-E që ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit të OST-ve (Operatorët e Sistemit të Transmetimit) në funksion të operimit të sigurt të Sistemeve Energjetike si dhe minimizimit të kostove të operimit.