Një tjetër punë e përfunduar me sukses.
Nënstacioni elektrik i Rubikut iu nënshtrua një rehabilitimi të plotë duke bërë të mundur rritjen e cilësisë së furnzimit me energji elektrike për banorët të cilët përfitojnë nga ky investim.
Ky nënstacion është ndërtuar në vitin 1960 dhe pas 60 vitesh kjo ishte ndërhyrja e parë e bërë për rehabilitimin e tij.
Punimet e kryera për rikonstruksionin e nënstacionit konsistuan në :
1. Ndërtimin e traktit të ri 110 kV për linjën L.110-23 Rubik – Reps2.
2. Ndërtimin e traktit të ri 110 kV për linjën L.110-1 Rubik – Ulëz3.
3. Ndërtimi i traktit të thikës seksionuese 110 kV4.
4. Furnizim/Vendosje e dy seksioneve 110 kV5.
5. Furnizimi/vendosje i paisjeve për sistemin e kontroll monitorimit6.
6. Furnizim vendosje e paisjeve për sistemin e telekomunikacionit
7. Rikonstruksioni i Sistemit të rrymës operative
8. Rikonstruksioni i impiantit të ndricimit në rast emergjence
9. Rikonstruksioni i Sistemit të tokezimit për sipërfaqen e impiantit 110 kV
10. Rikonstruksioni i impiantit të rrymës alternative (ndricimi dhe forca motorike)
11. Furnizim/Vendosje e kondicionerëve për sallen e komandës
12. Punimet civile
Nëpërmjet këtij nënstacioni nga ana 35 kV furnizohet nënstacioni 35/6 kV i qytetit të Rrëshenit si dhe nga ana 6 kV furnizohen afërsisht 2000 abonentë familjare nëpërmjet fiderave dalës të OSHEE si dhe shumë subjekte të tjera private që operojnë në zonë.
Shtimi i kapaciteteve të transmetimit i përgjigjet gjithashtu edhe zhvillimit turistik të zonës së Mirditës.