Shkëmbimi i të dhënave në formë elektronike në Tregun Europian të Energjisë kërkon një skemë identifikimi standarte të përbashkët efektive.
Të gjithë pjesëmarrësit e tregut (Tregtarët, Prodhuesit, Konsumatorët e kualifikuar etj) kanë mundësinë të veprojnë në fusha të ndryshme të tregut.
Operatorët e sistemit duhet të shkëmbejnë informacione ndërmjet tyre si dhe me pjesëmarrësit e tregut.
Gjithashtu,ka edhe shumë objekte të cilat kërkojnë identifikim që shkëmbimi i informacionit të realizohet me sukses (tieline-t, objektet burim etj).Me qëllim që gjithë këto shkëmbime të realizohen në mënyrë të sigurtë atëhere një skemë identifikimi është patjetër e nevojshme.
ENTSO-E (Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për Elektricitetitin ) është ajo që përcakton këtë skemë kodimi unike dhe gjithashtu organizatat administrative për të menaxhuar dhe mirëmbajtur këtë sistem identifikimi.
ENTSO-E iu ka caktuar zyrave LIO ( zyrat lokale të gjenerimit të kodeve ) detyrën e alokimit dhe administrimit të kodeve EIC .
Në Shqipëri,OST menaxhon zyrën LIO ,pra alokon dhe menaxhon të gjitha kodet EIC shqipëtare.ENTSO-E i ka vendosur zyrës lokale të gjenerimit të kodeve Kodin Zyrtar “54”.
Pra të gjitha kodet EIC e menaxhuara nga OST fillojnë me dy karakteret “54”.