Me anë të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë nr.43, datë 15.03.2017 “Mbi miratimin përfundimtar të çertifikimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike OST sh.a. në përputhje me nenin 54, pika 6, të Ligjit nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe nenin 9 pika 6 të Direktivës 2009/72/EC mbas marrjes së opinionit të Sekretaritatit të Komunitetit të Energjisë”, OST është certifikuar si operator i pavarur i energjsë elektrike. Në këto kushte OST është e detyruar të respektojë parashikimet e legjislacionit shqiptar dhe të atij të Bashkimit Europian (për aq sa është i zbatueshëm) në fushën e energjisë elektrike me qëllim garantimin e pavarësisë së shoqërisë nga kompanitë vertikalisht të integruara që kryejnë ose janë të angazhuara në aktivitetet e prodhimit dhe/ose furnizimit të energjisë elektrike si dhe shmangien e sjelljeve diskriminuese të OST ndaj pjesëmarrësve të tjerë të tregut të energjisë elektrike dhe përdoruesve të rrjetit.Këto angazhime janë të reflektuara në Programin e Pajtueshmërisë të OST sh.a. miratuar me vendim të Bordit të ERE-s nr. 103, datë 30.04.2018.Elementet kyç të Programit të Pajtueshmërisë në fuqi janë:
- Pavarësia e OST nga kompanitë vertikalisht të integruara që kryejnë ose janë të angazhuara në aktivitetet e prodhimit dhe/ose furnizimit të energjisë elektrike dhe gazit natyror;
- Shmangia e sjelljeve diskriminuese të OST ndaj pjesëmarrësve të tjerë të tregut të energjisë elektrike dhe përdoruesve të rrjetit;
- Prezantimi i një mekanizmi për zbatimin e këtij Programi dhe përcaktimi i detyrave funksionale dhe detyrimeve të punonjësve të OST në lidhje me këtë Program.
Detyra e Zyrtarit të Pajtueshmërisë, caktuar me vendim nr.20, datë 30.05.2017 të Këshillit Mbikqyrës të OST dhe vendim, nr. 147, date 28.09.2017 të Bordit të ERE-s, është të monitorojë në mënyrë të pavarur zbatimin dhe përmbushjen e pikave të përcaktuara në Programin e Pajtueshmërisë.Detyrat kryesore të Zyrtarit të Pajtueshmërisë janë:
- monitorim të vazhdueshëm për zbatimin e Programit të Pajtueshmerise;
- përpunimin e një raporti vjetor, ku përcaktohen masat e marra dhe që duhet të merren për zbatimin e Programit të Pajtueshmerise;
- raportim i vazhdueshëm në organet përkatëse të OST-se dhe nxjerrja e rekomandimeve për Programin e Pajtueshmerise dhe zbatimin e tij;
- investigim i konfliktit të mundshem ose ekzistues të interesit për drejtuesit dhe punonjësit e OST, ofrimi i konsultimeve në lidhje me parandalimin e konflikteve të mundshme ose korrigjimin e konflikteve ekzistuese të interesit, si dhe ofrimin e zgjidhjeve të propozuara për masat e nevojshme korrigjuese;
- të informojë ERE për shkeljet në lidhje me zbatimin e Programit të Pajtueshmerise;
- udhëzimi i drejtuesve dhe punonjësve të OST për Programin e Pajtueshmerise, zbatimin e tij dhe kur është e përshtatshme propozimin e ndryshimeve te tij.
Kontakt e-mail: zyrtariipajtueshmerise@ost.al