Për stakim të linjës intersektuese 10kV, të fidrit F3, në nënstacionin Kajan, masë sigurie për punimet e rikonstruksionit të linjës 110kV Kuçovë – Kajan, në datën 05 Shkurt 2022 nga ora 07:30 deri në 17:30
OST sh.a. njofton se në datën 05 Shkurt 2022 nga ora 07:30 deri në 17:30 do të stakohet linja 10kV e fidrit F3 në nënstacionin Kajan, si masë sigurie për punimet e rikonstruksionit të linjës 110kV Kuçovë – Kajan, si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike nënstacioni Kajan si edhe disa zona:
Kom. Kajan, fshatrat: Kajan, Gjolenë, Turbull, Gjinuk, Lisaj, Dragot, Deshiran.
Falenderojmë për mirëkuptimin !