Operatori i Sistemit të Transmetimit, në përmbushje të detyrimeve rregullatore, ka marrë certifikimin ISO 27001:2022 për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS), duke treguar kështu angazhimin e saj serioz për zbatimin e standardeve më të larta për sigurinë e informacionit.
Certifikimi i jep përparësi mbrojtjes së të dhënave të klientit përmes kontrolleve të zbatuara duke përfshirë zhvillimin e produktit sipas sigurisë, kriptimin e të dhënave, menaxhimin e cënueshmërisë, vazhdimësinë e biznesit, planet e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë dhe shumë më tepër. Konsumatorët mund të presin një menaxhim sistematik dhe të vazhdueshëm të rreziqeve të sigurisë së informacionit që mund të ndikojnë në konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e informacionit korporativ dhe personal në të gjithë sistemet e TI, Siguria Fizike dhe Teknologjia Operative.
“Ne, në OST, besojmë se respektimi i standardeve të larta të sigurisë së informacionit është një domosdoshmëri në tregun e energjisë. Ky certifikim për Sistemin tonë të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS) është rezultat i fokusit dhe investimit të bërë në këtë drejtim. Me këtë certifikim, OST, si operator i infrastrukturës kritike, garanton zbatimin e praktikave më të mira në fushën e sigurisë së informacionit në përputhje me ISO 27001:2022 të njohur ndërkombëtarisht”, u shpreh z. Drenova, Administratori i OST sh.a.
Certifikata ISO 27001:2022 kaloi nëpërmjet dy fazave: 1) hartimi, implementimi dhe trajnimi mbi kërkesat e standardit ISO 27001, të asistuar nga konsulentët e shoqërisë “e-Cert” Shpk dhe 2) auditimi dhe inspektimi nga Trupa Certifikuese “CERTIS” shpk e akredituar nga Drejtoria e Akreditimit dhe e njohur nga Komisionari për Mbrojtën e të Dhënave Personale.
Në fund u lëshua edhe Certifikata e Konformitetit sipas standardit ISO 27001:2022 me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare nëpërmjet marrëveshjeve EA MLA.
Kjo na bën të barabartë me të gjithë operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Evropë.