Për stakim për masë sigurie të Linjës 10kV të fiderit F4 të N/stacionit Librazhd, për punimet e Rikonstruksionit të Linjës 110kV Fiber – Rrapun, në datat 09 – 11 dhe 15 -16 Mars 2022 nga ora 08:00 deri në orën 16:00
OST sh.a. njofton se në datat 09 – 11 dhe 15 -16 Mars 2022 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të stakohet Linja 10kV e fidrit F4 Polis të nënstacionit Librazhd. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike zonat:
Fshatra: Gafërr, Fushë Bushe, Dedashmet, Gurorja, Mirak Katund, Polis, Damjan, Qendër, Rrumbullak, Shesh, Skode, Vale, Privat.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!