Për remont të planifikuar të Linjës 110kV Laç 1 – Fushë Kuqe, në datën 19 Shtator nga ora 09:00 deri në orën 16:00
OST sh.a. njofton se në datën 19 Shtator nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të stakohet Linja 110kV Laç 1 – Fushë Kuqe. Si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike nënstacionet Rilë, Fushë Kuqe Hidrovoret Drojë-Shellinzë, si dhe Pompat e Ujësjellësit Fushë Kuqe, dhe subjektet Vata Metal, Guxim Byberi si edhe disa zona:
Fushë Kuqe Qendër, Kisha-Gurëz, Privat, Turizmi, Patok, Ujësjellësi Fushë-Kuqe, Qendër Fushë-Kuqe, Plazh-Patok, Kisha katolike, Komplekse, Qendra 1, Mirditori 1+2, Firmë Betoni.
Rilë: Grykë Lumi (Komuna Shënkoll), Barbullojë, Gajush, Shënkoll, Tale, Burgu Shkollë, Hidrovoret Drojë, Tale.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !