Për stakimin e linjave 110kV Rrazhbull – Porto Romano (Spitalle) dhe Rrazhbull – Sallmone (Sukth) për energjizim i traktit Rashbull-Sukth dhe heqjen e Bypass midis dy linjave e kthimin në skemë normale, në datën 14 Tetor nga ora 02:00 deri në orën 05:00
- OST sh.a. njofton se në datën 14 Tetor nga ora 02:00 deri në orën 05:00 do të stakohet linja 110kV Rrazhbull – Sallmone (Sukth). Si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike nënstacionet Sallmone (Sukth), Gjiri Lalezit si edhe disa zona:
Shijak, Bregu i Lumit, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjjia e Stallave), Bizneset gjatë Autostradës, 4 Rrugët, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalëzit, Kompleksi Lura, Shënavlash.
- OST sh.a. njofton se në datën 14 Tetor nga ora 02:00 deri në orën 05:00 do të stakohet linja 110kV Rrazhbull – Porto Romano 2 (Spitalle). Si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike nënstacioni Spitalle (Porto Romano 2) si edhe disa zona:
Shënavlash, Vrine, Tregu i Makinave, Zona industriale e Spitalles, Qyteti Rinia,
Zona e djathtë në hyrjen e Durrësit ( ish këneta) dhe deri te N/st Spitalle, ish-PTT Spitalle, Varrezat e reja, ish-Kimike dhe zonat rrotull deri te Hidrovori, Porto Romano, Zona e Kënetës, Durrës; Zona e Burgut, Rruga Aleksandër Goga, Anoil, Europetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti, Zona Spitalle.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !