Për stakim të linjës intersektuese 10kV, të Fidrit F6 në nënstacionin Kajan, si dhe të linjës 110kV Kuçovë – Kajan, si masë sigurie për punimet e rikonstruksionit të linjës 110kV Cërrik – Kajan, në datat 12 -13 Tetor nga ora 08:00 deri në orën 17:00
OST sh.a. njofton se në datat 12 -13 Tetor nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të stakohet linja 110kV Kuçovë – Kajan, si dhe të linjës 10kV të Fidrit F6 në nënstacionin Kajan. Si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike nënstacioni Kajan si edhe disa zona:
Kajan, Gjolenë, Turbull, Gjinuk, Lisaj, Dragot, Dëshiran, Idriz, Marinëz, Dushk; lagjja Cane, Fierzë, Burgu Kosovë, Çerrage, Çestie; Komuna: Grekan; fshatrat; Guras, Grekan, Rrenas, Cartallos, Uji i Pijshëm Elbasan.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !