Skip to content

Ftesë për takim në lidhje me upgrade të Platformës së Menaxhimit të Tregut

Në zbatim të Rregullave të Tregut Shqiptar të Mekanizmit të Balancimit, OST sh.a është në proces upgrade të platformës elektronike të Menaxhimit të Tregut.

Në këto kushte, OST sh.a vlerëson të nevojshëm organizimin e një takimi për një prezantim paraprak përsa i përket modulit të Skedulimit, që është moduli i parë me të cilin po punohet.

Si rrjedhojë në ndjekje të procesit është planifikuar trajnimi me të gjithë palët e regjistruara si palë përgjegjëse balancuese, ku kjo fazë do ndiqet nga një fazë Dry Run që mendohet të filloj në 1 Dhjetor 2022.

Përsa më sipër do vlerësonim pjesëmarrjen tuaj në datë 21.11.2022, në orën 09:40 a.m, në ambientet e OST sh.a.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj, për arsye të rregullave dhe procedurave administrative të hyrjes në ambientet e OST lutem konfirmimi juaj në adresën e e-mailit  Alban.Qurku@ost.al

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,