Për remont të planifikuar të linjës 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), në datën 17 Nëntor nga ora 09:00 deri në orën 15:00
OST sh.a. njofton se në datën 17 Nëntor nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të stakohet linja 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth). Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike nënstacionet Sallmone ( Sukth), Gjiri i Lalëzit si edhe disa zona:
Shijak, Breg Lumi, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjja e Stallave), Biznes gjatë autostradës, 4 Rrugët, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalëzit, Kompleksi Lura, Shënavlash.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !