Të Nderuar,
Në vijim të zhvillimeve në Sektorin Elektroenergjitik, Vendimit të ERE Nr. 347, datë 27.12.2022 mbi miratimin e Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike (Rregullat e ALPEX, përkufizimet, proçedura e Tregtimit, si dhe procedura e Klerimit dhe Shlyerjes) si dhe komunikimit zyrtar me ERE-n, me qëllim mbajtjen dhe evidentimin e cilësisë si pjemarrës të Tregut të Energjisë Elektrike:
OST sh.a njofton të gjithë Palët Përgjegjëse për Balancim që të regjistrohen si Pjesëmarrës Tregu, në përputhje me parashikimet e Vendimit të ERE Nr. 126, datë 17.05.2021 “Mbi Miratimin e Regullores për Integritetin dhe Transparencën e Tregut me Shumicë të Energjisë (Remit)”.
Ju informojmë se, proçesi i regjistrimit pranë Entit Rregullator në regjistrin e REMIT do të jetë deri në 15.03.2023.
Nëse pas fillimit të operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX sh.a., në fazën “go-live” (dhe si rrjedhojë shfuqizimit të Rregullave të Përkohshme të Tregut Shqiptar të Energjisë Elektrike, të miratuara me Vendimin e Bordit të ERE-s nr. 139, datë 15.08.2016), një i licensuar që nuk është regjistruar në regjistrin e Pjesmarrësve të Tregut sipas Vendimit të ERE Nr. 126, datë 17.05.2021, do t’i ndërpritet e drejta e aksesimit në platformën e menaxhimit të tregut (MMS) dhe do vazhdohet me proçedurat e tjera për pezullimin ose përjashtimin si Palë Përgjegjëse për Balancim.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.