Për remont të planifikuar të Linjës 110kV Memaliaj – Tepelenë, të Linjës L110 Bistricë – Gjirokastra 1, në datat 28- 29 dhe 30- 31/03/2023 nga ora 09:00 deri në orën 16:00
- OST sh.a. njofton se në datën 28 dhe 29 Mars 2023 nga ora 05:00 deri në orën 05:05 do të stakohet çelësi 110 kV në Nënstacionin Gjirokastra 2 i Linjës L110 – 11/2 Gjirokastra 2 – Tepelenë kohë e domosdoshme për hapjen e mbylljen e Thikës 110kV, të L110 – 11/1 Memaliaj – Tepelenë në Nënstacionin Tepelenë. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike 2 herë nga 5 minuta gjatë kësaj kohe Nënstacioni Tepelenë dhe disa zona në rrethin Tepelenë:
Qyteti Tepelenë, Bënçë, Legdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Lekël, Uji i Ftohtë, Hormovë.
- OST sh.a. njofton se në datën 30 dhe 31 Mars 2023 nga ora 05:00 deri në orën 05:05 do të stakohet çelësi 110 kV në Hec Bistrica 2 i Linjës L110 – 12/2 Bistricë – Gjirokastra 1 kohë e domosdoshme për hapjen e mbylljen e Thikës 110kV, të kësaj linje në Nëstacionin Gjirokastra 1. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike 2 herë nga 5 minuta gjatë kësaj kohe Nëstacioni Gjirokastra 1 dhe disa zona në rrethin Gjirokastër:
Lagjia Kordhocë, Fshati Lazarat, Pjesërisht Qytet, Topollaraj, Valare, Karjan, Kakoz, Këllëz, Gjatë, Erind, Nokova, Mingul, Qestorat, Dhoksat, Virua, Mashkullorë, Çepun, Zenelaj, Plesat, Prongji, Kardhiq, Fushëbardhe, Zhulat, Kaparjel, Golem, Kolonjë, Picar, Shtëpëz, Subash, Hundëkuq, Tërbuq, Labovë, Dunavat, Instituti, Arshi Lëngo, Asim Zeneli, Krinë, Saraqinisht, Tranoshisht.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !