Njoftim për konsumatorët Mirditë
Për remont të planifikuar të Linjës 110kV L110 – 23 Rubik – Reps,
në datën 19/04/2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00
- OST sh.a. njofton se në datën 19 – 20 Prill 2023 nga ora 06:00 deri në orën 06:05 do të stakohet Linja 110kV L110-24 Reps – Fushë Arrëz kohë e domosdoshme për hapjen dhe mbylljen e Thikës 110kV të Linjës 110kV L110 – 23 Rubik – Reps në Nënstacionin Reps. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe 2 herë nga 5 minuta Nënstacioni Reps, Miniera e Spaç TETE Albania, Hec-i Zall Xhuxhë dhe disa zona në rrethin Mirditë:
Fshatrat : Letaj, Qyteza Reps; Ish.Komuna Fan, Shtrungaj, Nënshejt, Bisakë, Klos, Katund i Ri, Konaj, Shëngjin, Pshqesh, Zall-Xhuxhë, Munellë, Domgjon, Gjadër, Sandër, Hebë, Thirrë, Gjugjë, Lasht, Shkorret, Maja e Madhe, Plagëz, Gurth Spaç; Ish. Komuna: Orosh, Kodër Rane, Kullaxhi, Blinisht, Shpal, Vau i Madh, Mashtërkor, Lgjin, Grykë-Oroshi, Bulshar, Ndërshena.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !