Njoftim për konsumatorët Gjirokastër
Për remont të planifikuar të Linjës L110 – 12/1 Gjirokastra 2 – Gjirokastra 1, në datën 19/04/2023 nga ora 09:00 deri në orën 16:00
- OST sh.a. njofton se në datën 19-20 Prill 2023 nga ora 05:00 deri në orën 05:05 do te stakohet çelësi 110 kV në Nënstacionin Gjirokastra 2 i L110 – 12/1 Gjirokastra 2 – Gjirokastra 1 kohë e domosdoshme për hapjen e mbylljen e Thikës 110kV, të kësaj linje në Nënstacionin Gjirokastra 1. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe 2 herë nga 5 minuta Nënstacioni Gjirokastra 1 dhe disa zona në rrethin Gjirokastër:
Lagjia Kordhocë, Fshati Lazarat, Pjesërisht Qytet, Topollaraj, Valare, Karjan, Kakoz, Këllëz, Gjatë, Erind, Nokova, Mingul, Qestorat, Dhoksat, Virua, Mashkullorë, Çepun, Zenelaj, Plesat, Prongji, Kardhiq, Fushëbardhe, Zhulat, Kaparjel, Golem, Kolonjë, Picar, Shtëpëz, Subash, Hundëkuq, Tërbuq, Labovë, Dunavat, Instituti, Arshi Lëngo, Asim Zeneli, Krinë, Saraqinisht, Tranoshisht.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !