Skip to content

Nis operimin Bursa Shqiptare e Energjisë

Një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe sektorin elektro-energjetik shqiptar. 

Në date 11 Prill 2023, Bursa Shqiptare e Energjisë e cila u krijua me përzgjedhjen e dy aksionarëve të Bursës, OST sh.a. me 57.25% të aksioneve dhe KOSTT sh.a me 42.75% nisi operimin përmes ankandit të parë të tregut të ditës në avancë duke materializuar kështu edhe një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare për sektorin energjetik. 

ALPEX u regjistrua si kompani në 23 tetor 2020 dhe prej atij momenti filloi punën me ngritjen e strukturave të saj dhe miratimin e të gjithë akteve për funksionimin e saj. I gjithë procesi për finalizimin e këtij projekti u mbështet nga qeveria Amerikane nëpërmjet USAID. 

ALPEX është bursa e dytë operacionale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si një domosdoshmëri për të garantuar transparencë, konkurencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve, të cilat po shtohen e do të shtohen gjithnjë e më shumë, falë një sërë investimesh në sektorin energjetik.