Për punime të planifikuara për shtrim të fibrës optike, të Linjës 110kV L110-22/2 Tirana 220kV – Uzina e Traktorit në datën 02/06/2023 nga ora 09:00’ deri në orën 14:00’.
OST sh.a. njofton se në datën 02/06/2023 nga ora 09:00’ deri në orën 14:00’ do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30 – 1 Kinostudio – HEC Lanabregas, dhe linja 6kV e Fidrit F118 të Nënstacionit Kinostudio, si masë sigurie për remontin e planifikuar për shtrim të fibrës optike, të Linjës 110kV L110-22/2 Tirana 220kV – Uzina e Traktorit. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe subjektet: Dajti Ekspres (Teleferiku), SHIU (Shërbimi Informativ i Ushtrisë), Fabrika e Ujit Ferra si dhe zona e komunës Dajt (pjesërisht).
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !