Investim i OST në vlerën 3,330,350 Euro.
Aktualisht projekti është në proces dhe konsiston në ndërtimin e linjës 110 kV me një qark Librazhd-Prrenjas.
Ky projekt do të ketë impakt pozitiv në rritjen e sigurisë së rrjetit të transmetimit dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike si edhe në integrimin e energjisë së prodhuar nga HEC-et private në atë zonë. Zonat që preken direkt nga ky investim janë Librazhd dhe Prrenjas.