Skip to content

Njoftim për konsumatorët Durrës, Shijak

 Për remont të planifikuar sipas planit grafik, të Linjës 110kV Rrashbull – Sallmonë (Sukth), të Linjës 110kV Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2),në datat 14 – 15/06/2023 nga ora 09:00’ deri në orën 13:00’.

  • OST sh.a. njofton se në datën 14/06/2023 nga ora 09:00’ deri në orën 13:00’ do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110kV Rrashbull – Sallmonë (Sukth). Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe zonat në rrethin Durrës-Shijak:

Shijak, Breg Lumi, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjja e Stallave), Bizneset gjatë Autostradës, 4 Rrugët, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminasi, Sallmonë, Gjiri i Lalëzit, Kompleksi Lura, Shënavlash.

  • OST sh.a. njofton se në datën 15/06/2023 nga ora 09:00’ deri në orën 13:00’ do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110kV Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe zonat në rrethin Durrës-Shijak:

Shënavlash, Vrinë, Tregu i Makinave, Zona Industriale e Spitallës, Qyteti Rinia,  zona djathtas hyrja e Durrësit ( ish këneta) deri tek Nënstacioni Spitallë,  ish-PTT Spitallë, Varrezat e reja, ish-Kimike zonat rrotull deri te Hidrovori, Porto Romano, Zona e Kënetës Durrës, Zona e Burgut, Rruga Aleksandër Goga, ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti, Zona Spitallë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !