Për stakimin e Linjave 110kV L110-20/2b Hec Cerrunjë – Bulqizë, L110 – 25/a Hec Gjoricë – Bulqizë, për ndërtimin e
linjës së re me dy qarqe 110kV Burrel – Bulqizë, në datën 23/06/2023 nga ora 06:00’ deri në orën 10:00’.
- OST sh.a. njofton se në datën 23/06/2023 nga ora 06:00’ deri në orën 10:00’ do të stakohet dhe tokëzohet Trakti 110kV në Nënstacionin Bulqizë, i Linjës 110kV L110-20/2b Hec Cerrunjë – Bulqizë, si dhe të Linjës 110kV L110 – 25/a Hec Gjoricë– Bulqizë. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe Nënstacionet Bulqizë, Krastë, Batër, HEC-et Deni, Martanesh, Lena, Peshk, Ballenjë, Koxheri, Stravec, Plepi, Koka, Subjekti BAS-ALB (Fabrika e Pasurimit) si dhe disa zona në rrethin Bulqizë :
Bashkia Bulqizë, Komisariati, Lagjet: Minatori, Gjeologu, Miniera e Kromit, Ujësjellësi, Parku i Shëngjunit, Plani i Bardhë, Spitali, Fushë Bulqizë, Dragu, Zerqan, Vajkalth, Lagjja e re, Lagje Çupë, Sallake, Mëlsu, Lugu i Thellë, Qarre, Stavec, Krastë, Gjon, Peshk, Lenë, Thekna, Miniera Karap Lika, Fabrika e pasurimit të Kromit.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !