Njoftim për konsumatorët Dibër
Për stakim si masë sigurie të degëzimit të Linjës 10kV, të Linjave 110kV Peshkopi – Hec-i Seta – Hec-i Lapaj, si dhe të Linjës 35kV L30 – 43 Peshkopi – Fushë Aliaj, për punimet për shtrimin e përcjellësit në kampatat:
Nr: 111 – 131 të Linjës 220kV Shumat – Burrel, në datat 16 – 22/08/2023.
- OST sh.a. njofton se në datat 16-18/08/2023 dhe 21-22/08/2023 nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30 – 43 Peshkopi – Fushë Aliaj. Si rrjedhojë gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike Nënstacioni Fushë Aliaj, HEC-i Arras dhe disa zona në rrethin Dibër:Arras, Lazrej, Sina, Fushë Çidhën, Mustafe, Fushë Aliaj, Rrethas, Blliçe, Kullas, Radomir, Sllovë, Shumbat, Kalisi, Bushtrica, Caja, Zall-Dardhë, Reç, Ndërshen,Lurë, Tejmollë, Vërrij, Arrën, Lajthizë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !