Njoftim për konsumatorët Tiranë
Për remont të planifikuar të Linjave 110kV L110-4/2a Traktora – Farkë, L110 – 4/2b Farkë – Ibë në datat 07-09/09/2023
- OST sh.a. njofton se në datat 07.09.2023 nga ora 05:00 deri në 05:05 dhe 08.09.2023 nga ora 05:00 deri në 05:05 do të stakohet dhe tokëzohet çelësi 110kV në Nënstacionin Uzina e Traktorëve, i Linjës 110kV L110 – 4/2a Uzina e Traktorëve – Farkë kohë e domosdoshme për hapjen dhe mbylljen e thikës në Nënstacionin Farkë. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike 2 herë nga 5 minuta Nënstacioni Farkë si dhe disa zona në rrethin Tiranë:
Komuna Farkë (Pallatet pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk, TEG, Vilat, Lundër, Qeha, Panto Resort, Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje.
- OST sh.a. njofton se në datat 08.09.2023 nga ora 05:00 deri në 05:05 dhe 09.09.2023 nga ora 05:00 deri në 05:05 do të stakohet dhe tokëzohet çelësi 110kV në Nënstacionin Ibë i Linjës 110kV L110 – 4/2b Farkë – Ibë kohë e domosdoshme për hapjen dhe mbylljen e thikës në Nënstacionin Farkë. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike 2 herë nga 5 minuta Nënstacioni Farkë si dhe disa zona në rrethin Tiranë:
Farkë, Ibë, Pallatet e Kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Vilat, Sauk, Lundër, Vishnje.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !