Njoftim për konsumatorët Fier, Vlorë
Për stakim të linjave 35 kV, fideri 6kV- si masë sigurie për punime në shtrimin OPGW segmenti sht.46-Portal Nënstacioni Fier
në datat 11– 15/09/2023.
- OST sh.a. njofton se në datën 13/09/2023 nga ora 06:00’ deri në orën 10:00’ do të stakohet dhe tokëzohet linja 35kV L30 – 17 Tec Fier – Kafaraj dhe Linja 35kV L30 – 12 Tec Fier 220kV – Pojan. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe Nënstacionet Pojan, Hoxharë, Povelçe, Hoxharë e Re, Mifol, Panelet Fotovoltaike në Linja si dhe disa zona në rrethin Fier dhe Vlorë:
Në rrethin Fier: Pojan, Hoxharë, Dërmenas, Radostinë Pertish, Darëzezë, Bregdeti, Hidrovori Seman, Topojë.
Në rrethin Vlorë: Mifol, Skrofotinë, Panaja, Trevllazër, Akërni, Amita, Hidrovori Akërni.
- OST sh.a. njofton se në datat 11-15/09/2023 nga ora 06:00’ deri në orën 10:00’ do të stakohet dhe tokëzohet linja 6kV e fidrit Tharëse të Nënstacionit Fieri 1. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe disa zona në rrethin Fier:
Komuna Qendër, Vadhizë, Drizë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !