Njoftim për konsumatorët Fier, Vlorë.
Për stakim të linjave 35 kV, fideri 6kV si masë sigurie për punimet e Linjës 220kV Karavasta – Fier, në datat 14-19/09/2023.
- OST sh.a. njofton se në datat 14-15/09/2023 nga ora 06:00’ deri në orën 14:00’ do të stakohet dhe tokëzohet linja 6kV e Fidrit Tharëse të Nënstacionit Fieri 1. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe disa zona në rrethin Fier:
Komuna Qendër, Vadhizë, Drizë.
- OST sh.a. njofton se në datën 15/09/2023 nga ora 04:00’ deri në orën 08:00’ do të stakohet dhe tokëzohet linja 35kV L30 – 17 Tec Fier – Kafaraj dhe linja 35kV L30 – 12 Tec Fier 220kV – Pojan. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe Nënstacionet Pojan, Hoxharë, Povelçe, Hoxharë e Re, Mifol, Panelet Fotovoltaike në Linja si dhe disa zona në rrethin Fier dhe Vlorë:
Në rrethin Fier: Pojan, Hoxharë, Dërmenas, Radostinë Pertish, Darëzezë, Bregdeti, Hidrovori Seman, Topojë.
Në rrethin Vlorë: Mifol, Skrofotinë, Panaja, Trevllazër, Akërni, Amita, Hidrovori Akërni.
- OST sh.a. njofton se në datat 15-16/09/2023 dhe 18-19/09/2023 nga ora 08:00’ deri në orën 17:00’ do të stakohet dhe tokëzohet Fidri 6kV Ferma të Nënstacionit Fieri 2. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe disa zona në rrethin Fier:
Ish Komuna Qendër, Afrim i Ri, Fermë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !