Skip to content

Njoftim për konsumatorët Bulqizë

Për stakimin e TR3 të Fuqisë 110/35kV 40MVA në Nënstacionin Bulqizë,  për vazhdimin e punimeve në ndërtimin e Linjës së re me dy qarqe 110 kV  Burrel – Bulqizë dhe rehabilitimin e Nënstacioneve 110kV Burrel dhe Bulqizë  në datën 05/10/2023.

OST sh.a. njofton se në datën 05/10/2023 nga ora 08:00’ deri në orën 16:00’ do të stakohet dhe tokëzohet TR3 i Fuqisë 110/35kV 40MVA në Nënstacionin Bulqizë. Si rrjedhojë gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike për 5 minuta Nënstacionet Krastë, Batër, Bas-Alb dhe HEC-et: Koka, Martanesh, Lena, Peshk, Ballenj, Koxheri, Stavec, Plepi, Deni si dhe disa zona në rrethin Bulqizë:

Krastë, Thekna, Mëlsu, Lugu i Thellë, Gjon, Peshk, Lenë, Qarre, Stavec, Miniera Karap Lika, Fabrika e Pasurimit Batër.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !