Për stakimin si masë sigurie të Linjave 10kV të fiderave F2, F3 në Nënstacionin Librazhd, për punimet e Linjës 110kV L110-16/3b Prrenjas – Hec Egnatia në datën 10/10/2023
OST sh.a. njofton se në datën 10/10/2023 nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të stakohet dhe tokëzohet si masë sigurie e Linjës 10kV, të Fidrit F2 dhe të Fidrit F3 (Hotolisht) në Nënstacionin Librazhd, për punimet e Linjës 110kV L110-16/3b Prrenjas – Hec Egnatia. Si rrjedhojë gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike disa konsumatorë në rrethin Librazhd:
Zona Industriale, Ushtaraku, Ajrore Spitali, Frigoriferi, Hotolisht, Babje, Buzgarë, Drapata, Ferrë, Dragostunjë, Frarë, Gurëkuqë, Kokrevë, Gurëbardhë, Heci Xhyrë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !