Për stakimin si masë sigurie të Linjave 10kV të Fidrave F5, F7, F8 në Nënstacionin Komsi Burrel, për ndërtimin e Linjës 220kV Shumat – Burrel, në datat 16-20/10/2023
- OST sh.a. njofton se në datat 16-20/10/2023 nga ora 08:00 deri në orën 15:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fidrave F5, F7, F8 në Nënstacionin Komsi Burrel si masë sigurie për ndërtimin e Linjës 220kV Shumat – Burrel. Si rrjedhojë gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike Fidrat F5, F7, F8 në Nënstacionin Burrel dhe disa zona në rrethin Mat:
Komsi, Frankth, Selixë, German, Batër e Madhe, Pjezë, Muxhak, Lagjet Pjetër Budi, Lagjja e Re, Spitali, Burgu, S.M.T, Frigoriferi, Gjeologjia, Lagjja Drita Partizani, Ish Reparti Ushtarak, Ish Parku, Ndreaj.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !