Njoftim për konsumatorët Dibër
Për stakim si masë sigurie të Linjës 10kV të Fidrit Zenisht të Nënstacionit Suç, për punimet për shtrimin e përcjellësit në Linjën 220kV Shumat – Burrel në datat 30/10/2023-01/11/2023
- OST sh.a. njofton se në datat 30.10.2023-01.11.2023 nga ora 08:00 deri në 17:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fidrit Zenisht të Nënstacionit Suç.Si rrjedhojë gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin Dibër:
Lis, Gjalish,Vinjoll, Mallunxë, Shoshaj, Komija e Tullave, Kukaj, Suç.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !